Volkswagen Golf është shfaqur në rrjetet sociale nga një grup çek, disa ditë para prezantimit zyrtar

PUBLIKUAR

Prezantimi zyrtar i të shumëpriturit Volkswagen Golf bëhet më 24 tetor, ndërsa një grup çek ka arritur ta fotografojë për ta shfaqur në tërësi

Javën e kaluar, Volkswagen tregoi gati në tërësi se si duket Golf i ri, vetëm se në imazhin e parë që shpërndau për këtë model, ia kishte mbuluar dritat e përparme, transmeton Telegrafi.

Tashmë, mund ta shohim si duket edhe ky detaj, sepse një grup i adhuruesve çek të makinave Volkswagen, postuan në rrjetet sociale si duket Golf i ri, përfshirë edhe brendësinë.

Në kabinën e gjeneratës së tetë të Golfit, është vënë sistemi teknologjik, përfshirë edhe ekranet gjigante, njëjtë sikurse te modeli Taureg. Derisa, timoni dhe sistemi i ndryshimit të shpejtësive është i ngjashëm me atë nga Passat dhe T-Cross.

Më 24 tetor, është prezantimi zyrtar i Volkswagen Golf të ri, që është pritur për një kohë të gjatë, sepse është punuar që të punohet sa më mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...