Riaktivizimi i dialogut, pas formimit të qeverisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Procesi i negociatave Kosovë – Serbi pritet të fillojë pas formimit të qeverisë së ardhshme. Ende pa u konstituuar institucionet e reja faktori ndërkombëtar ka nisur t’i intensifikojë thirrjet për rifillim të këtij procesi. Vlerësohet se me riaktivizim të dialogut mund të ketë edhe ndryshim të formatit të bisedimeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Me përfundimin e procesit zgjedhor (6 tetor) bashkësia ndërkombëtare ka nisur ta shtojë presionin sa i përket rifillimit të negociatave Kosovë – Serbi.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se ndërkombëtarët kanë nisur angazhimin e tyre në këtë drejtim ende pa u bërë qeveria e re, pasi duan ta përshpejtojnë këtë proces, në mënyrë që zgjidhja përfundimtare të arrihet diku nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ndaj, sipas tyre, bisedimet me Serbinë pritet të rinisin menjëherë pas formimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Por kandidati i LVV-së për kryeministër Albin Kurti, i cili njëherësh është kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve, sipas rezultateve preliminare, ka deklaruar tashmë se para se të rinisë ky proces fillimisht do të bëhet një analizim i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash me Serbinë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, nga LDK-ja (partia e dytë e dalë nga zgjedhjet) kanë thënë se dialogu është i paalternativë, ndaj menjëherë pas certifikimit të rezultateve, siç janë shprehur zyrtarët e këtij subjekti, LDK-ja do t’i nisë bisedimet me LVV-në në këtë drejtim

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...