Fushata e egër e Serbisë kundër Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Fushata e egër e Serbisë kundër Kosovës nuk ka të ndalur dhe këtë më së miri e dëshmon deklarata e fundit e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, që ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare siq është edhe rasti i Interpolit.

Në një postim në Twitter, Stefanoviq ka shkruar se: “Po fillon faza e fundit e luftës tonë! Do të japim gjithçka nga vetja që Kosova të mos realizojë synimet e saj. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”

Небојша Стефановић

@NesaStefanovic

The final stage of our fight is about to begin! We’ll spare no effort to ensure that the so-called Kosovo fails to turn its intentions into reality. We’ll fight until the last second of voting.  pic.twitter.com/0PxTASwlq6

967 people are talking about this

Në anën tjetër delegacioni i Serbisë ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë me aktivitete intensive diplomatike në Santiago të Kilit, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë e njohur ndryshe si Interpol.

Kujtojmë që kohë më parë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se në rast se Kosova arrin të anëtarësohet në Interpol, ai do të jap dorëheqje nga posti që ai e ushtron në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...