I thjeshtë dhe shumë shërues: Ky ushtrim pengon sëmundjen e gjëndrës tiroide

PUBLIKUAR

Pos që ndihmon që të ndihemi mirë dhe nxit balancën e trupit dhe mendjes, joga është preventivë për shumë sëmundje, pra edhe për sëmundjen e gjëndrës tiroide

Ekzistojnë asana të caktuara joge, përkatësisht pozita të cilat nxisin funksionimin normal të tiroideve dhe kthejnë gjëndrën tiroide në balancë, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër më të frytshmet është Matsyasana, domethënë pozicioni i peshkut. Në këtë pozicion koka është anash dhe shtrihet ana e përparme e qafës.

Asana bëhet në atë mënyrë që shtriheni në shpinë, me këmbë të bashkuara dhe të shtrira, pastaj ngrini koshin e kraharorit (duart janë të lakuara në bërryla) dhe ngrini kokën në atë mënyrë që të shihni në gishtat e këmbës (marrjen e frymës, pastaj kokën e lakoni prapa (nxjerrjen e frymës).

Përpiquni që të qëndroni në atë pozicion 15 deri në 30 sekonda, mirëpo ushtrimin bëjeni aq sa t’i pëlqejë trupit tuaj. Ekzistojnë variacione të ndryshme të këtij ushtrimi.

Në disa raste këmbët janë të lakuara ose duart janë të bashkuara përpara koshit të kraharorit. Filloni më parë me pozicionin bazë, pastaj hulumtoni aq sa trupi juaj ju lejon.

Veç kësaj, aq sa është e shërueshme për gjëndrën tiroide, pozita e peshkut rekomandohet edhe te rasti i kapsllëkut, vështirësitë në frymëmarrje, menstruacione të dhembshme, dobësi, anksiozitet dhe për të eliminuar dhembjet e buta në shpinë.

Me këtë ushtrim duhet të jenë të kujdesshëm personat të cilët kanë tension tepër të lartë apo tepër të ulët të gjakut, si edhe ata të cilët vuajnë nga migrena.

Për çdo rast, para se ta praktikoni këtë ushtrim konsultohuni me ekspertin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...