Pas sulmit në Siri, Erdogan kërcënon edhe Europën

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar se do të “hapë dyert” për refugjatët sirian në shtetin e tij që të emigrojnë në Europë. Kjo nëse liderët e kontinentit e quajnë fushatën ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë si “okupim”.

Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Eruopian se ai do të përzëje 3.6 milionë refugjatët gjatë një fjalimi pas takimit me deputetët nga partia e tij. Ai ka hedhur poshtë kritikat që vijnë nga Arabia Saudite dhe Egjipti dhe ka thënë se luftëtarët e ISIS’it që janë zënë gjatë ofenzivës do të burgosen të Turqi nëse asnjë prej shteteve të tyre nuk i pranon, transmeton Gazeta Express.

Në kohën që ai fliste, ushtria turke ishte duke u ballafaquar me Forcat Demokratike Siriane, të cilat janë kryesisht kurde, në shumë fshatëe dhe qytete përgjatë kufirit turko-sirianë. Kjo është dita e dytë e ofensivës turke dhe deri tani mijëra civil janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Së paku 23 ushtarë kurdë dhe tetë civilë janë vrarë, sipas një raporti shkruan The Guardian.

E gjithë kjo po ndodh pas largimit të trupave amerikane nga zona. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar largimin e trupave nga zona për shkak se tashmë ISIS ishte mposhtur.

“Nuk dua që të rinjtë amerikanë të humbin jetën pa nevojë kaq larg vendi të tyre. Nuk është nevoja që të luajmë rolin e policisë nëpër botë”, kishte thënë Trump, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo i njëjti kishte kërcënuar Erdoganin që të mos sulmonte kurdët që jetojnë në atë zonë. Ai kishte kërcënuar me shkatërrim të ekonomisë turke nëse kjo do të ndodhte. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...