Mazda po e teston një RX-8 të ri, që në brendësi ka sistem më ndryshe të funksionimit

PUBLIKUAR

Të gjithë ata që duan të dinë se çfarë po përgatisin prodhuesit e makinave, duhen të qëndrojnë afër pistave të Nurburgringut të Gjermanisë, ku testohen shumica e modeleve para se të hynë në prodhim, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre, ishte edhe Mazda RX-8, që është lansuar para 16 vitesh, derisa shtatë vite më parë ishte larguar nga prodhimi. Automotive Mike i ka siguruar pamjet, kur disa makina të këtij modeli, bënin xhiro nëpër pistë, derisa e kishte të mbuluar vetëm pak pjesën e përparme.

Kjo makinë e re, në brendësi do të ketë formë më dryshe të funksionimit të motorit, sepse pistonat do të zëvendësohen me sistemin rrotullues. Përdorimi i këtij sistemi të motorit, mund t’i sigurojë energji elektrike shtesë, të cilën mund të përdorë më pas, kur bateria të jetë shpenzuar.

Teknologjia e re dhe mundësia që të jetë një hibrid elektrike, do të bëjnë që Mazda RX-8 e re, të jetë një veturë shumë më e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...