Si ta shpëtoni veten nëse jeni duke u ngulfatur dhe nuk e keni askënd afër t’ju ndihmojë

PUBLIKUAR

Manovra ‘Heimlich’ është procedurë standarde në rastet e ngufatjes.

Ajo përfshin shtyrje në pjesën abdominale; personi që e performon procedurën qëndron prapa atij që është duke u ngulfatur dhe ia shtypë lukthin dhe diafragmën me duar, duke e ngritur lart personin vetëm pak në mënyrë që ta krijojë presionin për ta nxjerrë jashtë ushqimin e mbetur në fyt, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, kjo manovër që shpëton jetë kërkon që patjetër të përfshihen dy persona.

Por, çfarë në rastet kur jeni vetëm?

Jeff Rehman, zjarrfikës dhe paramedik, i është përgjigjur kësaj pyetje.

Ai sugjeron që të gjunjëzoheni dhe të rrini me gjoksin e dalë para, njësoj sikurse në pozitën e pompave.

Dhe pastaj menjëherë i hiqni duart duke rënë në dysheme me gjoksin tuaj.

Kjo i ndihmon diafragmës ta krijojë presionin për ta nxjerrë ushqimin ose të paktën ju ndihmon të merrni pak ajër.

Për të parë se si duhet ta aplikoni këtë metodë, shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...