Audi merr dy çmime të rëndësishme për siguri të lartë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Makinat SUV, Q3 dhe A7 kanë marrë çmimet më të larta, për siguri në rast aksidenti

Insurance Institute for Highway Safety ka bërë testimin e përplasjes së makinave SUV të ri dizajnuara, Audi Q3 dhe Audi A7, transmeton Telegrafi.

Këto modele i kanë siguruar Audit, dy çmime të rëndësishme për siguri të lartë, në rast të ndonjë aksidenti të mundshëm.

Derisa A7 arriti të merr Top Safety Pick, modeli Q3 shënoi çmimin më të lartë që është Top Safety Pick+. Marrja e këtyre çmimeve është shumë e vështirë, derisa vlerësimi me një plus më shumë, është një sfidë e rëndësishme.

Për ta siguruar atë, duhet vlerësim me “Mirë” në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe atë të asistentit të shoferit, që e ndalon veturën në 40 kilometra në orë, si parandalim në rast të ndonjë përplasjeje.

Vlerësimi “Margjinal” i është dhënë modelit A7 për nivelin e dritave dhe projektorit në pjesën e sipërme, te makinat që e kanë si opsion, duke bërë që të mos vlerësohet edhe me një plus.

Në këtë formë të vlerësimeve, Audi Q3 dhe Audi Q7 të rinj, arrijnë në nivelin e sigurisë që e ka Volvo XC40 si i vetmi crossover i kësaj madhësie dhe çmimi, që arri Top Safety Pick+, si një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...