Merr formë makina SUV nga Mitsubishi, shfaqet zyrtarisht në fund të muajit

PUBLIKUAR

Ky SUV i çuditshëm, shfaqet në fund të muajit në Tokyo Motor Show

Gjatë muajit të kaluar, Mitsubishi tregoi se do të sjellë një makinë SUV, ndërsa në disa imazhe të errëta, tregoi disa pjesë që do t’i ketë, transmeton Telegrafi.

Tani që është afruar koha e prezantimit, makina e çuditshme ka marrë formë dhe vërehet se si do të duket, derisa bëhet e ditur se do të quhet Mi-Tech.

Në imazhet e shpërndara, shihet një konstrukt i pazakontë pa dyer dhe pa tavan, me mbrojtëse gjigante mbi rrotë, si dhe drita tepër të vogla.

Deri në fillimin e Tokyo Motor Show, që fillon në fund të muajit, pritet të Mitsubishi të sjellë edhe detaje tjera për Mi-Teck që duket si SUV mjaft i këndshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...