Hennessey Venom F5 me 1,800 kuaj fuqi, në përpjekje të thyejë rekordin e arritur nga Bugatti

PUBLIKUAR

Me këtë kapacitet, Venom F5, ka mundësi të tejkalojë shpejtësinë prej 490 kilometrave në orë

Para dy vitesh, Hennessey kishte bërë të ditur se është duke punuar në Venom F5, që pritej të ketë shpejtësi shumë të lartë, ndërsa tani ka treguar motorin e këtij modeli, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ishte thënë se brenda Venom F5 do të jetë motori me 1,600 kuaj fuqi, ndërsa tashmë është bërë e ditur se ka mundësi të prodhojë deri në 1,800 kuaj fuqi.

Kjo nënkupton se Hennessey Venom F5 është më i fuqishëm se Bugatti Chiron dhe mund ta tejkalojë rekordin prej 490 kilometrave në orë që kjo veturë e ka arritur më parë.

Specifikat tjera të Venom F5, nuk janë bërë të ditura, por mësohet se është në përpjekje të thyejë rekordin e Bugattit me një rezultat shumë më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...