Aragona Band së shpejti me këngë të re

PUBLIKUAR

aragona-band-s-euml-shpejti-me-k-euml-ng-euml-t-euml-re_hd

Grupi i njohur nga Prishtina, Aragona Band, kanë vendosur që të kthehen në skenën muzikore shqiptare me një projekt të ri i cili do të publikohet shumë shpejt.

Djemt t ëcilët u bënë të njohur në mbarë vendin me këngën “Vajza Anonime” dhe me bashkëpunimin me Rozana Radin, duket se kanë vendosur të vijnë me një këngë më ndryshe.

Frontmeni i grupit ka treguar për emisionin Express Summer në KTV se kënga tashmë është përfunduar.

Kësaj radhe Aragona Band ka bashkëpunuar me top producentët Zzap n’Chriss, teksa për videoklipin ende nuk kanë vendosur, ndonëse shumë shpejt do të duhet të fillojnë xhirimet, pasi kënga është e paraparë të dalë gjatë verës.

Kënga vjen pas bashkëpunimeve shumë të susksesshme me Rozana Radin dhe Ermal Fejzullahun.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...