Land Rover Defender nuk do të prodhohet edhe si makinë pickup

PUBLIKUAR

Hidhet poshtë mundësia, që Defender të ketë edhe pjesën për bartjen e mallrave

Kur u bë e ditur se Land Rover Defender do të rikthehet pas tri vitesh, të gjithë e mirëpritën, derisa prezantimi në Frankfurt Motor Show ishte shumë i kënaqshëm, transmeton Telegrafi.

Makina SUV për terrene të vështira, ishte thënë se do të lansohet edhe në versionin pickup, por këto plane janë hedhur poshtë.

“Ishte planifikuar që të prodhohej, si një kabinë për dy persona dhe me shumë hapësirë për mallra, por kjo do ishte e pa pëlqyeshme” ka thënë një burim i afërt me Land Rover.

Në këtë formë, Defender me hapësirë për lënien e mallrave, nuk do plotësonte kushtet për të cilat është krijuar, andaj edhe nuk do të prodhohet.

Të gjithë ata që do e donin një makinë të tillë, X-Tomi Design e ka dizajnuar se si do të dukej dhe mund të thuhet se ka pamje shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...