Vdekja nga ndërtesa në Prishtinë, flasin nga Prokuroria

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi ka rënë nga ndërtesa që njihet si “44 katëshe”.

Dyshohet si personi që ka vdekur ka qenë punëtor në ndërtesë, ndërsa tashmë prokuroi gjendet në vendin e ngjarjes.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ndërkaq orë më parë Policia Rajonale e Prishtinës e ka konfirmuar për Express se pasditën e sotme një person ka vdekur në vend.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ndërtesa nga e cila dyshohet se ka rënë viktima njihet në kryeqytet si ndërtesa ’44-katëshe’.

Mediat kanë raportuar se personi i vdekur është punëtor 55-vjecar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...