Kryeministri çek i përgjigjet Presidentit të tij për pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, teksa ka komentuar deklaratat e bëra nga presidenti i Çekisë rreth mundësisë së heqjes së njohjes për pavarësiën e Kosovës, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që Çekia të ndryshoj qëndrim sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata Babish i ka bërë gjatë një konference për media, pas përfundimit të takimit të Grupit të Visehgradit, ku ishin të ftuara edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Politika e jashtme e Çekisë, është gjithmonë në duar të qeverisë. Nuk shoh asnjë arsye, që Cekia të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Babish, raporton Gazeta Express.

Babish ka thënë se deklaratat e Zemanit nuk janë të reja, pasi ai ka pasur qëndrime të ngjashme edhe gjatë vitit 2013.

“Deklarata te bëra nga presidenti, opinioni i Zemanit është gjithmonë i njëjti. Nuk është asgjë e re”, ka thënë Babish në konferencë për media, pas pyetjes së gazetares serbe, se si i komenton deklarimet e presidentit Zeman për heqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...