Reagon Komuna: Komuna e Lipjanit e hapur për investime, për vende të reja të punës, por jo për fushatë elektorale, konkursi nga “MABCO CONSTRUCTIONS” në shërbime të fushatës elektorale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Reagim

Komuna e Lipjanit e hapur për investime, për vende të reja të punës, por jo për fushatë elektorale, konkursi nga “MABCO CONSTRUCTIONS” në shërbime të fushatës elektorale

Komuna e Lipjanit reagon ndaj kompanisë “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K e cila ditëve të fundit ka hapur një konkurs për pranimin e disa punëtorëve në këtë kompani, për të manipuluar me qytetarët kryesisht të Komunës së Lipjanit mu në kohën kur vendi ynë po gjendet në prag të fushatës elektorale për zgjedhje nacionale në nivel vendit, thuhet në njoftim

Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, Komuna e Lipjanit çdo herë ka qenë e gatshme që të jetë e hapur për investitorët e jashtëm për të gjeneruar vende të reja të punës, ku konsiderojmë që qyetetarët kanë nevojë për një vend pune, andaj ne kemi vepruar njejtë edhe me këtë investitor e cili nuk e ka respektuar kontratën dhe është në kundërshtim me nenin 4 pika 1.5 e kësaj kontrate, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ky nen thotë “Marrësi i pronës në shfrytëzim obligohet që këta përsona të punësohen përmes një komisionit të përbashkët me komunën sipas vendimit të kuvendit komunal 15 Nr.464-34451 datës 30.06.2016” dhe kompania nuk e ka respektuar këtë.

Andaj, lidhur me konkursin e hapur nga kjo kompani e cila ka tendencë për të manipuluar me qytetarët lipjanas në kohë fushate. Komuna e Lipjanit do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke u bazuar në vendimin për shfrytëzimin e kësaj prone që është dhënë në shfrytëzim, sepse është e papranueshme që të përdoren pronat që ka dhënë në shfrytëzim komuna e të manipulohet për qëllime elektorale nga partitë politike, thuhet në reagim.

Konsideorjmë ky konkurs është tërsisht elektoral sepse nga kompania në fjalë akoma nuk është pajisur me leje ndërtimore të disa objekeve shtesë, nuk ka pranim teknik të objekeve të ndërtuara dhe nuk ka leje të përdorimit.
Në mungesë të këtyre leje përkatëse nuk mund të zhvillohet fare aktiviteti investiv por tërsisht ky konkurs është në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të këtij viti.

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...