Përurohet Ambasada e Kosovës në Doha të Katarit

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është hapur ambasada e re e vednit tonë në Doha të Katarit.

“Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Tutje ai ka shtuar se hapja e kësaj ambasade është pjesë e përpjekjeve të tij për të zgjedruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishme.

“Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik”, ka thënë Pacolli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...