Anita tregon herën e vetme që e pa duke qarë Ramush Haradinajn

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

E ftuar në Frontal të T7, Anita Haradinaj ka treguar për herën e vetme që e ka parë kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn duke qarë.

Ajo ka deklaruar se hera e vetme kur e ka parë bashkëshortin e saj duke qarë ka qenë ftesa e parë që kishte marrë për t’u paraqitur në Hagë.

“S’po më kujtohet që e kam parë ndonjëherë duke qajt. Në fakt, po paska qajt kur e ka pranuar ftesën e parë për në Hagë, por jo shumë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në Frontal ka treguar se për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen e tij është informuar nga portalet.

“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe. E kam hap telefonin edhe më kanë dal lajmet e portaleve një pas një. Fillimisht e pash lajmin që ka dhanë dorëheqje, edhe vetë me veti thash qysh. Kur hyna me lexu lajmin, u informova edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Anita Haradinaj në Frontal të T7.

Ajo ka dhënë vlerësime edhe për kandidatët për kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Haradinaj ka thënë se e vlerëson kandidaturën e Vjosa Osmanit, por sipas saj është e re në politikë, sepse politika dhe Qeveria nuk duket ashtu siç shihet në televizion.

Kurse e pyetur për kandidaturën e Albin Kurtit ajo ka thënë se nuk mund të flasë për të sepse nuk e njeh dhe nuk mund të japë vlerësim për një njeri që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ndërkohë Haradinaj ka thënë se LDK dhe PDK nuk duhet ta udhëheqin më Kosovën, sepse janë dy partitë që kanë udhëhequr më së shumti me vendin dhe nuk kanë çfarë të japin më./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...