Procedurat për të votuar jashtë Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Mërgimtarët në këto zgjedhjeve votojnë përmes postës, partitë ankohen se kjo mënyrë e votimit po i stopon ata. Për të pasur drejt vote, kosovarët që jetojnë jashtë vendi, fillimisht duhet të regjistrohen. Për këtë arsye KQZ ka dhënë një afat deri kur votuesit nga diaspora mund ta bëjë një gjë të tillë.

Ani pse Republika e Kosovës i ka njëzet e nëntë misione diplomatike mërgimtarët nuk do mund ti shfrytëzojnë këto ambasada e konsullata. Kjo për shkak se Ligji për Zgjedhje i miratuar në vitin 2008 nuk e lejon një gjë të tillë. Sipas këtij institucioni në zgjedhjet e kaluara rreth 5 mijë mërgimtarë kanë votuar.

E në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ky numër i votuesve ka qenë i paktë për shkak të mënyrës së ndërlikuar të votimit. Ndërkohë një subjekt tjetër që e shqetëson ky problem është Partia Euroatlantike e Kosovës. Ata thonë se votuesit po stopohen nga ky ligj.

Në anën tjetër në Ministrinë e Diasporës, dikaster ky që ka të bëj kryekëput me këtë kategori tregojnë se nuk përfshihen në këtë proces. Sipas tyre të gjitha detyrat i ka në dorë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...