Fillimisht Kryetari Ahmeti, ka falënderuar për vizitën dhe ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën, ndërkaq e ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Lipjanin, njofton Komuna.
Komuna e Lipjanit ka vite tëra që ka bashkëpunim me ambasadën turke, po ashtu prezencën e KFOR-it turk e shumë bashkëpunime të tjera, ka thënë kryetari Ahmeti duke vlerësuar edhe realizimin e disa projekteve të disa programeve nga qeveria e Turqisë.
Theks i veçantë që u vendos gjatë këtij takimi ishte bashkëpunimi ekonomik, inkurajimi i bizneseve dhe ndërmarrësve që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojmë ambient të përbashkët për zhvillim ekonomik, thuhet në njoftim nga Komuna.
Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar, ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për mikpritjen dhe dhe premtoj së Republika e Turqisë do te vazhdoj te jep përkrahje te gjithanshme edhe më tutje për Komunën e Lipjanit.





