Afrohet marrëveshja historike mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Një zyrtar i lartë amerikan tha se negociatorët e Shteteve të Bashkuara janë afër arritjes së marrëveshjes historike me talibanët për t’i pakësuar luftimet dhe për t’i nisur negociatat e paqes me qeverinë afgane.

Sidoqoftë, shpresat për arritje të paqes u dëmtuan nga sulmet e talibanëve në qytetet Kunduz dhe Puli Khumri, vetëm disa orë pas deklaratës së diplomatit amerikan, Zamlay Khalilzad, për mundësinë e afrimit të qëndrimeve mes dy palëve.

Diplomati Khalilzad tha se i ka paralajmëruar talibanët gjatë bisedimeve që dhuna e tillë duhet të ndalet. Sidoqoftë, ai u tregua i vendosur për vazhdimin e negociatave për marrëveshje lidhur me tërheqjen e 14 mijë trupave amerikane nga Afganistani.

“Jemi në prag të një marrëveshje që do ta pakësojë dhunën dhe do t’ia hapë derën afganëve për t’u ulur së bashku dhe për të biseduar për paqe të qëndrueshme dhe një shtet Sovran që nuk i kërcënon Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj apo ndonjë shtet tjetër”, tha ai.

Kjo marrëveshje nuk do t’i jepte fund të gjitha luftimeve mes talibanëve dhe qeverisë afgane, por do ta mundësonte fillimin e bisedimeve mes tyre. Këto negociata pritet të mbahen në kryeqytetin norvegjez, Oslo, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...