Dukja e mahnitshme që mund ta ketë hiper-makina e re nga Lamborghini

PUBLIKUAR

Kjo hiper-makinë, do të prezantohet në Frankfurt Motor Show gjatë muajit që vjen

Lamborghini ka befasuar në Pebbles Beach ku e shfaqi edicionin e limituar të Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration, derisa ka diçka speciale për Frankfurt Motor Show, që fillon shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, është shpërndarë një imazh misterioz, ku shfaqet vetëm një pjesë e hipermakinës së re. “Diçka e re po vjen. Nuk po e shihni, hapni sytë për të ardhmen” thuhet shkurt krahas fotografisë.

Carlifestyle i ka marrë si bazë formën e dritave dhe modelin Terzo Millenoi Concept, për ta ilustruar dukjen e mahnitshme që mund ta ketë kjo hiper-makinë e re.

Sipas të dhënave të deritanishme, thuhet se ky Lamborghini mund të quhet Unico, ndërsa do të ketë nivel të lartë të teknologjisë dhe stil të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...