Gjenerata e tretë e BMW X6 vjen me ngjyrën unike “Vantablack”, materialin më të zi në planet

PUBLIKUAR

Kompania gjermane BMW ka bashkuar forcat me gjigantin anglez Surrey NanoSystems për realizimin e një projekti unik – bëhet fjalë për një BMW VB X6 e cila do të jetë e lyer me ngjyrën speciale “Vantablack” që është një material i i njohur si Vantalblack, ku nanotubat përdoren për të krijuar lëndën më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut, shkruan Verge.

Kjo veturë pritet të prezantohet në panairin e  veturave në Frankfurt, ku BMW do t’i mahnit të gjithë me gjeneratën e tretë të X6 që do të mbulohet plotësisht nga kjo ngjyrë. Ky material që ndryshe njihet si VBX2, jo vetëm që është një e zezë e  veçantë, por i jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe duke e bërë kështu të përshtatshme për çdo lloj veture, transmeton Telegrafi.

Sipas themeluesit të Surrey NanoSystems, Ben Jensen, kjo ngjyrë i lejon syrit dhe trurit të njeriut të procesoj informata më të “thella”, ku Vantablack e bën X6 e ri të duket dydimensional. Sidoqoftë një gjë është e sigurtë se ky X6, do t’ua tërheq vëmendjen adhuruesve të veturave në Frankfurt që do të shkojnë të shohin nga afër markat e tyre të preferuara.

Ndërkaq sipas dizajnerit të X6 të ri, Hussein Al-Attar, gjithmonë kishte ëndërruar që “kryevepra” e tij ta ketë një ngjyrë unike, me qëllim që ngasësit të ndihen tejet të kënaqur derisa rrëmbejnë vëmendjen e kalimtarëve të rastit kur ata kalojnë nëpër rrugë të lagjes me X6 e ri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...