Rritet vlera e arit

PUBLIKUAR

Në një moment si ky, ku ekonomia botërore përballet me vështirësi të shumta dhe pasiguria e investitorëve sa vjen edhe rritet, rëndësia e aktiveve të sigurta sa vjen edhe rritet. Ky ka qenë një lajm i mirë për arin, çmimi i të cilit vazhdon gjithashtu rritjen.

Në fillim të kësaj jave, çmimi i tij arriti në 1,555 dollarë për ons (28 gramë). Ky nivel është parë për herë të fundit në muajin prill 2013, përpara se çmimet të binin pastaj me 15 për qind brenda disa ditëve.

Sipas Joni Teves, strateg në UBS, perspektiva e rritjes së arit mbete e fortë.

“Pasiguria e vazhdueshme ka të ngjarë të mbajë arin në të njëjtin trend të fuqishëm rritës”, thekson Teves, përcjell telegrafi.

Në këtë pikë, sipas tij ekziston një “prag relativisht i lartë për të lehtësuar shqetësimet e investitorëve” në lidhje me tregtinë.

Rendimenti i rënies së bonove gjithashtu e bën arin të duket më tërheqës dhe i sigurt në sytë e tyre. Por, sa më lart mund të shkojë metali?

Teves tha që ari mund të arrijë deri në 1,600 dollarë midis muajve të tanishëm deri në fundin e vitit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...