Rikthehet Porsche Macan Turbo

PUBLIKUAR

Versioni Turbo, rikthehet sërish dhe është shumë më i fuqishëm

Modeli Macan është lansuar gjatë vitit të kaluar, mirëpo pa versionin Turbo e kishte larguar, transmeton Telegrafi.

Por, ky vendim duket se nuk ka qenë i duhuri dhe Porsche ka vendosur ta kthejë sërish, duke e bërë këtë model, më të shpejtin dhe të fuqishmin ndonjëherë.

Brenda e ka motorin me 2.9 litra të huazuar nga Panamera, që prodhon 434 kuaj fuqi, për 43 njësi më shumë se modeli i kaluar.

Në këtë formë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 4.3 sekonda, ndërsa ka mundësi të bëhet edhe më shpejtë, me disa ndryshime që vijnë si opsion.

Të interesuarit për Porsche Macan Turbo, duhet të sigurojnë së paku 75 mijë euro, që është çmimi fillestar për këtë veturë që është shumë e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...