Infiniti ndryshon dizajnin e modeleve të reja

PUBLIKUAR

Shefi ri i dizajnit, do të sjellë shumë ndryshime

Taisuke Nakamura është shefi ri i dizajnit në Infiniti, që do t’i ndihmojë këtij prodhuesi që të ndryshon dizajnin e modeleve të reja dhe të përshtatet sa më shumë me makinat elektrike, transmeton Telegrafi.

Duke filluar nga një shtatori, drejtuesi i ri do të punojë në dy modele të reja si QX Inspiration dhe Prototype 10 Speedster.

“Forma e dizajnit të veturave, ka ndryshuar shumë, që kur është shtuar teknologjia dhe është ndryshuar sistemi i funksionit të brendshëm” kanë thënë zyrtarë të Infiniti në një raport.

Kjo konsiderohet edhe arsyeja, pse është zëvendësuar shefi i dizajnit, si dhe një pjesë e stafit. Mirëpo, do të vazhdohet puna e lënë në gjysmë në QX70 të ri, që është një crossover shumë i pëlqyeshëm.

Në mesin e modele të reja të Infiniti, do të jetë edhe një Prototype 10 pa kulm, si një makinë sportive shumë moderne dhe e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...