Bangladeshi heq fjalën “e virgjër” për femrat nga certifikatat martesore

PUBLIKUAR

Femrat në Bangladesh nuk janë më të detyruara të deklarojnë nëse janë të virgjëra në certifikatat e martesës.

Kjo pasi Gjykata e Lartë e këtij vendi vendosi që fjala “e virgjër” të zëvendësohet me “e pamartuar”.

Ka kohë që në vend ka nisur debati mbi këtë fjalë dhe më në fund grupet për të drejtat e grave dolën fitimtarë në këtë çështje.

Madje, tashmë gjykata ka urdhëruar edhe burrat që të tregojnë statusin e tyre.

Ligjet e martesës në Bangladeshin me shumicë myslimane janë kritikuar nga grupet e të drejtave të grave pasi ato janë kufizuese dhe diskriminuese.

Juristët që përfaqësuan grupet që paraqitën çështjen në gjykatë në vitin 2014 kishin argumentuan se kjo fjalë ishte poshtëruese. /kp/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...