Dhjetëra mijëra njerëz në shtator do ta testojnë vaksinën kundër HIV-it

PUBLIKUAR

Duke filluar në muajin shtator të këtij viti, dhjetëra mijëra njerëz në Evropë dhe Amerikë do të fillojnë ta testojnë një vaksinë eksperimentale kundër HIV-it.

Pas rreth 40 viteve të testimit të më shumë se 100 vaksinave të ndryshme eksperimentale, kjo vaksinë duket se e rritë rezistencën ndaj HIV-it deri në 2 vite pasi të jetë administruar, transmeton Telegrafi.

Së shpejti pritet të dihet se sa mirë funksionon vaksina, por vlen të ceket se vaksina ka arritur fazën e tretë të eksperimentimit klinik dhe kjo është shenjë e mirë se doktorët janë afër diçkaje.

Testimi do të kryhet në tetë shtete, ndërkaq do të marrin pjesë rreth 3,800 persona transgjinorë, por edhe homoseksualë.

Gjysma e pjesëmarrësve të studimit do t’i marrin 4 injeksione të vaksinës përgjatë një periudhe njëvjeçare, ndërkaq gjysma tjetër do të marrin placebo.

Shkencëtarët pritet t’i publikojnë rezultatet në vitin 2023. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...