Teknologjia e lartë në brendi të Porsche Taycan

PUBLIKUAR

Brendia e Taycan, është e pajisur me teknologji të lartë që është e ngjashme me atë të 911

Javën e kaluar, Porsche ka bërë të ditur, se Taycan bëhet makina e parë, që do ta ketë të integruar sistemin e shërbimit Apple Music, transmeton Telegrafi.

Tani që kanë mbetur edhe disa ditë, deri në prezantimin që bëhet në shtator, është shfaqur në tërësia brendia e kabinës së kësaj makine elektrike.

“Më pak, gjithnjë është më shumë dhe kjo vlen për këtë model” ka thënë Ivo Van Hulten, drejtor i dizajnit në Porsche.

Thjeshtësia bie në sy më së shumti në këtë makinë, si dhe ngjashmëria që ka me 911, mirëpo është shumë më e avancuar.

Shoferi e ka përpara ekranin në formë krahu me 16.8 inç, ku shfaqen vetëm gjërat elementare si shpejtësia, niveli i benzinës, shenjat e trafikut dhe harta, ndërsa është më e gjerë se timoni. Në Taycan të ri, do të ofron dy lloje timonësh, standard apo GT.

Anash është ekrani digjital për infotaitment që arrin deri te pasagjeri, që zëvendëson secilën buton të nevojshëm për brendi, duke bërë gjithçka më të thjeshtë dhe të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...