Imri Ahmeti pjesë e kryesisë së LDK-së

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen partiake për zgjedhjen e kryesisë së re. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por ende nuk është zgjedhur kryesia e re, pra nënkryetarët dhe sekretari i partisë.

Pra nga kjo mbledhje, numri i anëtarëve të kryesisë është rritur nga 23 anëtarë në 35 anëtarë.

E në listën e anëtarëve të kryesisë, është edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila përflitet mund të jetë edhe kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së, transmeton Gazeta Express.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...