Nga Ymer Troshupa
Te nderuar/a bashkëvendas të cilit do besim fetar që i takoni, sot e patem rastin të njoftohemi me një dukuri negative te Bashkësisë Islame te Kosoves, konkretisht asgjësimin e mbi 21 ton mish të prishur nga depot e këtij institucioni. Disa e trajtuan si skandal, disa heshtën, e une as nuk po mundem te heshtë e as të e quaj skandal.
Fillimisht e shoh te arsyeshme nje sqarim Shqip-Shqip te fjalës Skandal, Sipas fjalorit te gjuhës shqipe fjala SKANDAL ka këtë kuptim Ngjarje e pa hijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror. Kur e marrim parasysh këtë institucion, dhe veprimtarinë e tij në kohë dhe në Histori, ngjarjet e tilla nuk janë skandal, por janë rregull, për mua dhe për shumë të tjerë, skandal kish me qenë sikur ky institucion me eliten e vet qendrore dhe këshillat Komunale, do të bënte një vepër taman e cila do të përputhej edhe me filozofitë fetare dhe ligjeratat e mbajtura në hytbe. Ne kontekst të kësaj ngjarje e cila u bë publike sot, edhe të shumë ngjarjeve të cilat ende po vazhdojnë te mbeten te fshehura kam disa pytje për te gjithe prijësit fetarë e me theks te veqantë Hoxhollarët e Komunës se Lipjanit duke u nisur nga struktura udhëheqëse e deri ne imamim e fundit…
- Edhe sa do të vazhdoni ta vjedhni ktë shoqëri me Ajete te Kuran-it dhe hadithe
- A i besoni Zotit, dhe ditës së Gjykimit
- A besoni në rrisk
- A ma shumë i keni frigë Zotit a po Naim Tërrnaves
- A do të ndaleni nga shitja e pronave
- Edhe sa dokumente të falsifikuara i keni ne agjendë të i bëni
- Deri kur do të vjedhni me çmimin për hapjen e varrit
- Edhe sa herë keni me qenë objekt dyshimi per ngacmim seksual
- Edhe sa perqind e keni nëplan me zhvatë shoqërinëme çmimin për haxhin….
Nga filozofia e Kuranit, te gjithë ata që kan pasur rastin të e lexojnë e dijnë se Allahu u ka premtu falje gjynahqarëve, por jo edhe Hipokritëve, andaj ju them haptas se Hipokrizia e juaj po I jep frytet e veta dita ditës, e ju nuk do mbeteni më shumë se vetëm mashtrues ordiner, që Fe-në e keni bërë biznes, ndërsa xhematin produkt tregu.
Po nuk ke turp bëjë çfarë të duash Muhameti s. a . v s