Pse duhet të brengoseni nëse ju shfaqet një gungë në dorë

PUBLIKUAR

Kur na shfaqen plagë apo gunga në pëllëmbë të dorës, kyç apo gishta, ne kemi tendenca t’i fajësojmë lëndimet për këtë, kafshimet nga insektet, etj.

Sidoqoftë, simptoma të tilla shpeshherë mund të jenë edhe indikatorë të problemeve më serioze shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë treguar se përse duhet ta trajtoni me seriozitet të plotë shfaqjen e një gunge në dorë.

Shkenca mjekësore e quan këtë hiromë (cistë ganglionale) të kyçit.

Shumicën e rasteve kjo cistë apo gungë shfaqet në dorë dhe është e butë për t’u prekur.

Në raste më të rralla mund të shfaqet edhe në sipërfaqe të pëllëmbës ose në sipërfaqen e brendshme të gishtave.

Zakonisht, kjo gungë formohet pa ndonjë arsye. Shkalla e rritjes së cistës dallon.

Ndonjëherë mbetet e pandryshuar për vite të tëra, e në disa tjera mund të rritet shumë në madhësi brenda pak ditëve.

Shfaqja e gungës shpeshherë shoqërohet me këto simptoma:

– Vështirësi të lëvizjes së nyejve
– Skuqje e lëkurës
– Dhimbje
– Rritje ose zvogëlim i ndjeshmërisë së lëkurës që shkaktohet nga presioni që cista e bën mbi enët e gjakut

Ekspertët rekomandojnë që nëse ju shfaqet një gungë e tillë, të konsultoheni me doktorin për ta kuptuar shkaktarin e sëmundjes dhe për t’i marr hapat e nevojshëm për trajtimin e saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...