Kjo foto e tregon më së miri forcën e SHBA’së në botë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë treguar se janë superfuqia e vetme në botë. E jo vetëm në ushtri, por edhe në ekonomi, SHBA’ja renditet si më e madhja në botë.

Fuqia ekonomike e SHBA’së tejkalon të gjitha shtetet e tjera në botë, madje i jep fuqi më të madhe kontinentit të Amerikës Veriore, shkruan Express.

GDP’ja amerikanë shënon 23% të të gjithë GDP’së së botës. Në anën tjetër, si shtet i vetëm renditet Kina, me GDP’ja e së cilës është 15%, ndërsa Rusia ka vetëm 1.93%.

Shtetet Evropiane të ndara nuk kanë ndonjë rol të fuqishëm në skenën ekonomike ndërkombëtare, por nën ombrellën e Bashkimit Evropian, ato janë faktor kyç botëror.

Ajo që vërehet është fakti që kontinenti Afrikan edhe pse i madh e me shumë shtete, fuqinë ekonomike e ka shumë të dobët.

Kjo foto është publikuar nga deputeti i parlamentit evropian nga Partia Liberal-Demokrate, Guy Verhofstadt.

“Ky grafik tregon vlerën e një tregu unik të BE’së dhe vlerën e bashkëpunimit. Në vend se t’i marrim rregullat vetë në dorë, të punuarit së bashku siguron se kontinenti evropian mund t’i definojë tregjet globale dhe të shtyjë përpara standarde më të larta” shkroi ai. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...