Goditet një person me makinë në Lipjan, për shkak të një mosmarrëveshje

PUBLIKUAR

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Lipjan që ndodhi dje gjatë orës 19:10 eskaloi, ku njëri nga ta ka përfunduar me lëndime, si pasojë e goditjes me veturë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, njëri prej dy të dyshuarve  meshkuj K/Shqiptar  e ka goditur me veturë. Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, derisa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...