Në Alaskë gjendet letra në shishe që ishte shkruar para gjysmë shekulli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Një burrë e ka gjetur një letër të vendosur në shishe të mbyllur, e cila ishte hedhur në ujë nga një pjesëtar i marinës ruse. Shishja me letrën brenda saj është gjetur në brigjet e pjesës perëndimore të Alaskës.

Tyler Ivanoff e gjeti letrën e shkruar me dorë në kohën kur po mblidhte drurë për zjarr në Shishmaref, rreth 966 kilometra në veriperëndim të Anchorages.

“Isha duke mbledhur drurë për zjarr. Qëllova aty dhe e pashë një shishe të gjelbër, e cila ishte e mbyllur me një tapë. Brenda shishes ishte një letër”, tha Ivanoff.

Ai e publikoi lajmin në Facebook, ku njohësit e gjuhës ruse e përkthyen letrën. Më pas u bë e ditur se letra është një përshëndetje nga një marinar rus që merrte pjesë në Luftën e Ftohtë në vitin 1969. Në letër ishte e shkruar edhe një adresë dhe kërkohej përgjigje nga personi që do ta gjente atë.

Reporterët rusë thanë se autori i letrës është kapiteni Anatoliy Botsanenko. Letra ishte dërguar kur ai ndodhej në anijen “Sulak”, me të cilën kishte lundruar deri në vitin 1970.

Kur ia treguan fotografitë e shishes dhe letrës, Botsanenkos i dolën lotët e gëzimit. Ai tha se gjatë karrierës së tij ishte kapiteni më i ri në Oqeanin Paqësor në moshën 33 vjeçare, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...