Demolohet objekti shkollor në Lipjan (VIDEO)

PUBLIKUAR

Policia në Lipjan po merret me rastin e demolimit të një shkolle në këtë komunë.

Dikush gjatë natës hyri brenda objektit dhe përmbysi librat, karriget e orenditë e tjera.

Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani.

 

Por edhe Drejtori i kësaj shkolle, Driton Sadiku ka thënë se është për të ardhur keq se si persona të pandërgjegjshëm hynë në shkollë dhe demolojnë çdo gjë mbrenda duke shkatërruar bibliotekën që me aq mund e krijuam.

Postimi i plotë:

Deri sa jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe jemi në vlugun më të madh të përgatitjeve për fillimin e një viti të mbarë shkollor, përsëri po ballafaqohemi me dukurinë e dëmtimit të ambienteve shkollore.
Është për të ardhur keq se si persona të pandërgjegjshëm hynë në shkollë dhe demolojnë çdo gjë mbrenda duke shkatërruar bibliotekën që me aq mund e krijuam, shkatërruar të gjitha punimet e nxënësve dhe mësimdhënësve, demoluar inventarin e shkollës.
Jam thellësisht i zhgënjyer me gjendjen e krijuar dhe me të gjithë ata që kryen këto akte.
Për më tepër pamjet flasin vet.
Drejtori i shkollës :Driton Sadiku

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...