AUTO / AUTO LAJME Vetura më e shtrenjtë në botë shitet 18 milionë euro

PUBLIKUAR

Bugatti ka krijuar dhe ka shitur veturën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro.

“La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.

“Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.

Përveç kësaj, ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizenjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.

Çmimi nga vetë Bugati është 11 milionë euro. Të tjerat shtohen për shkak të taksave. Mund të arrijë 100 km/orë për 2.5 sekonda, dhe ka shpejtësi maksimale prej 420 km/orë.

Motori është 8 litërsh, (8000 cc), me 16 cilindra, quad-turbo. Ky motor i jep 1500 kuaj fuqi. Makina ka trup me fibra karboni, tepër të lehtë. Type 57 Atlantic Coupe njihet dhe me nofkën Batmobile. /tch/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...