Banorët e fshatit përplasen për xhaminë në Llugaxhi

PUBLIKUAR

Ende pa filluar punimet është dëmtuar themeli i xhamisë në fshatin Llugaxhi – një pjesë e fshatit e kundërshtojnë, raporton T7

Me ekskavator e rrafshoi gurthemelin e xhamisë. Edhe vendi ku nisi të ndërtohej ajo u mbulua nga banorët e fshatit Llugaxhi te Lipjanit.

Ata po e kundërshtojnë ndërtimin e këtij objekti kulti në këtë pjesë të fshatit.

Arsim Reçica thotë se lokacioni ku parashihet të ndërtohet objekti për falje është i papërshtatshëm, raporton T7.

Ai thotë se shumë banorë po e përkrahin mos ndërtimin në këtë pjesë të fshatit, pasi xhamia e vjetër ende është funksionale.

Por Sami Ratkoceri që këtë të mërkurë paraqiti në polici bashkëfshatarët, thotë se vetëm disa persona po e kundërshtojnë xhaminë.

Edhe një banor i vjetër i këtij fshati po e përkrah ndërtimin e xhamisë.

Ndërkaq në Komunën e Lipjanit që ndanë truallin për xhami, kanë një apel për fshatarët e Llugaxhisë.

Kohë më parë, Asambleja Komunale e Lipjanit kishte votuar për lejimin e ndërtimit e Xhamisë në fshatin Llugaxhi.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...