Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka marr vendim për ndalimin e zërit të muzikës në lokalet pas orës 22:00 ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit.
Po ashtu bëhet e ditur se sot janë marre dy vendime për të kthyer rendin dhe rregullin në shesh, njëri vendim lidhur me ndalimin e muzikës dhe shitësve ambulant
Kryetari Imri Ahmeti tha për LipjaniNews se sheshi nuk duhet të shendrrohet në treg të shitësve ambulant, as në treg të produkteve ushqimore, as të lojërave për fëmijë.
“Në shesh nuk duhet të dominoj muzika e zhurma e tepërt që po shndërrohet në pengës të jetës normale të qytetareve lipjanas. Gara me muzikë më tonë të lart është e patolerueshme. As bizneset dhe lokalet hoteliere nuk duhet të shfrytëzojnë hapësirat publike jashtë kornizës ligjore”, është shprehur Ahmeti.
Duhet bashkë të ruajmë dhe kultivojmë një ambient të qetë në shesh duke mos e degraduar jashtë dedikimit të tij, thotë Kryetari Ahmeti.


