Më i fuqishmi Porsche Cayenne është hibrid me 670 kuaj fuqi

PUBLIKUAR

Pas kësaj, mund të prodhohet edhe një Cayenne tërësisht elektrike

Deri më tani, Porsche ka paralajmëruar disa makina hibride, ndërsa e ka lansuar vetëm versionin Turbo S E-Hybrid që i ka 670 kuaj fuqi, duke e bërë më të fuqishmin Cayenne deri më tani, transmeton Telegrafi.

Në lansimet e ardhshme, pritet të ketë hibrid edhe më të fuqishëm, apo ndryshim të sistemit të qarkullimit të kësaj makine.

Sistemi hibrid, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.6 sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale deri në 295 kilometra në orë. Bateria me 14.1 kilovat i mbushet për dy orë e gjysmë, derisa që ka autonomi deri 40 kilometra.

Megjithëse është shumë praktik, çmimi fillestar prej 145 mijë eurove, e bën paksa të vështirë blerjen edhe pse është një veturë shumë e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...