Pse zëri jonë tingëllon ndryshe kur e dëgjojmë në video? Arsyeja e vërtetë do t’ju befasojë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Gjatë kohës kur flasim e dëgjojmë zërin tonë në mënyrë tjetër nga ajo si e dëgjojmë kur e incizojmë në një video. Kjo është një nga momentet më të çuditshme të cilën e kemi përjetuar shumica nga ne.

Siç duket, arsyeja prapa këtij fenomeni është shumë e thjeshtë. Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim, transmeton Telegrafi.

Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme – në mënyrë të brendshme dhe të jashtme. Fillimisht ju e dëgjoni zërin që del nga goja juaj (atë të cilin e dëgjojnë edhe njerëzit tjerë), dhe pastaj në të njëjtën kohë e dëgjoni zërin që vjen nga vibrimet që prodhohen nga akordet vokale, e të cilat udhëtojnë përgjatë kokës tonë.

Eshtrat në kafkë i rrisin ato vibracione me frekuencë të ulët, dhe kjo është arsyeja se përse zëri jonë tingëllon më i ulët sesa ç’është në të vërtetë.

Pra, nëse dëshironi ta dini si tingëllon vërtet zëri juaj, vetëm incizojeni apo mbulojeni veshin e majtë dhe flisni. Dhe mos u brengosni se zëri juaj tingëllon i çuditshëm sepse njerëzit tjerë veçse janë mësuar ta dëgjojnë në atë mënyrë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...