Katër ndryshime në ritmin e frymëmarrjes: Çfarë na thotë frymëmarrja jonë

PUBLIKUAR

Dëgjoni sinjalet e fuqishme të frymëmarrjes vetjake dhe përpiquni ta kuptoni

Çfarë na thotë ajo, për shembull, kur kapim veten se si mbajmë frymën? Mësoni ndryshimet në frymëmarrje, transmeton Telegrafi.

A jam nën stres? A jam në ankth? A jam në depresion? A jam i qetë?

Me ndryshimin e mënyrës së frymëmarrjes mund të ndikojnë në humorin tonë dhe në atë se si trupi ynë reagon ndaj saj.

Qe se si t’i interpretojmë sinjalet të cilat na dërgojnë me frymëmarrje:

1. Frymëmarrja e cekët me koshin e kraharorit

Ky është tregues universal i stresit. Kur vëreni frymëmarrjen e këtillë, kujtohuni që duhet të merrni frymë thellë, në mënyrë që më lehtë t’i qaseni situatës stresuese dhe ta zgjidhni atë.

2. Mbajtja e frymës

Njerëzit kryesisht mbajnë frymën kur angazhohen shumë rreth ndonjë gjëje. Kjo është shenjë që do të duhej të relaksohemi pak.

3. Kur nxjerrja e frymës është dukshëm më e gjatë se marrja e frymës

Kur është spontanisht, por jo pjesë e ndonjë ushtrimi, frymëmarrja e këtillë shpesh ngjason me ndjenjën e zbrazësisë, humorit të keq në çdo kuptim. Nëse atëherë do t’i kushtonim kujdes frymëmarrjes dhe vetëdijshëm të përhapnim marrjen e frymës – do ta kthenim energjinë.

4. Frymëmarrja e njëtrajtshme

Kur jemi të qetë, të fokusuar, në humor të mirë – marrim frymë normalisht. Marrja dhe nxjerrja e frymës janë të njëjta dhe suksesshëm arrijnë thellë në diafragmë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...