Edhe në Gadime e Sllovi mbahen dëgjimet buxhetore për Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022
Sot është mbajtur dëgjim buxhetor në fshatin Gadime ku janë përfshirë edhe banorët e fshatit Gadime e Ulët, Gadime e Epërme, Babush, Marevc, Gllavicë, Vrellë Plitkoviq, Llugaxhi, Bujari, Rubovc, Kojskë, Gllogovc, Banullë e Qallapek, shkruan Komuna Lipjanit.
Dëgjime Buxhetore kanë vazhduar të mbahet edhe në fshatin Sllovi të cilët ishin të përfshira edhe fshatrat Smallushë, Turbovc, Janjevë, Akllap, Teqe, Brus, Bukovicë dhe Hanrovc, thuhet në njoftim.
Latif Ramadani, Drejtor për Buxhet dhe Financa gjatë këtyre takimeve ka elaboruar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022 dhe ka bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal.
Me datë 13.08.2019 do të vazhdojnë dëgjimet publike me qyetarë për planifikimin e buxhetit komunal në:
Shkolla Fillore “Ibrahim Banushi” Shalë ora 17:30
Shkolla Fillore “Haradin Bajrami” Magure ora 19:30






