Si ta parandaloni shfaqjen e gurëve në veshka

PUBLIKUAR

Thuajse të gjithë njerëzit që janë ballafaquar me gurë në veshka pohojnë se është një prej dhimbjeve më të këqija që e kanë përjetuar.

Posa të diagnostikoheni me gurë në veshka, shanset për t’u rishfaqur ato pas trajtimit janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Prandaj, parandalimi gjithmonë është ilaçi më i mirë.

Këshilla kryesore nga doktorët është që t’i konsumoni të paktën 2 litra lëngje gjatë ditës.

Sasitë e larta të lëngjeve, e posaçërisht e ujit, i zvogëlojnë shanset e shfaqjes së gurëve në veshka për 50%.

Arsyeja se përse uji është kaq efikas është sepse e pastron tërë trupin dhe disa pjesë të gurëve mund të largohen lehtësisht.

Doktorët gjithashtu iu rekomandojnë njerëzve me gurë në veshka të konsumojnë sasi më të ulëta të mishit të kuq.

Gjithashtu është e këshillueshme ta reduktoni edhe konsumimin e pijeve të gazuara që përmbajnë acid fosforik sepse ndihmojnë në formimin e gurëve në veshka.

Veç kësaj, këto pije shkaktojnë dehidratim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...