Ndryshimi i klimës do t’i godasë edhe qytetet e Ballkanit

PUBLIKUAR

Vera dhe dimri në Evropë do të jenë më të ngrohta, me temperaturat mesatare që rriten midis 3.5 dhe 4.7 gradë celsius, derisa ngritja e temperaturës pritet të prekë edhe qytetet e Ballkanit, sipas një studimi të botuar në revistën PLOS One.

Sipas vlerësimeve të hulumtimit, deri në vitin 2050 temperatura do të ndryshojë më së shumti në Lubjanë – me tetë shkallë në muajt më të ngrohtë.

Kjo është njësoj sikur qytetet të lëvizin 1.000 kilometra më në jug – dhe më së shumti do të preken qytetet më larg nga ekuatori, sipas Krauter Leb.

Kryeqyteti i Sllovenisë do të ketë një klimë si ajo në Virxhinia Beach në SHBA, ku temperatura mesatare vjetore do të jetë më e lartë për 3.5 gradë.

Banorët e Novi Sadit, Banja Llukës dhe Sarajevës do të kenë një klimë të ngjashme me Dallasin në SHBA gjatë tri dekadave të ardhshme, me një rritje mesatare vjetore të temperaturës midis 2.7 dhe 2.9 gradë. Parashikime të ngjashme janë edhe për Zagrebin, Shkupin, Prishtinën dhe Podgoricën.

Beogradi, sipas vlerësimeve, do të ketë një klimë si San Antonio, Teksas, me temperaturat e verës më të larta për 7.9 gradë celsius.

Qytetet e tjera evropiane gjithashtu presin ndryshim – Londra dhe Moska do të jenë gjashtë gradë më të ngrohta gjatë verës, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

Autorët e studimit presin që kulmi i rritjes së temperaturës të jetë viti 2140, pas të cilit ato do të fillojnë të bien.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...