Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan në ora 16:09 është raportuar se gjatë një ahengu familjar, i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarrit në ajër.
Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas, thuhet në raport nga Policia Kosvës.
Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet tutje në raport.


