Shumica e njerëzve e bën këtë gabim kur ha mollë: E hidhni pjesën më të shëndetshme!

PUBLIKUAR

Pjesën më të mirë të baktereve të dobishme të cilat gjenden në mollë shumica e njerëzve e hedh në kontejner mbeturinash, thonë shkencëtarët

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit Teknologjik në Grace, Austri,  kanë testuar kërcellin, bërthamën, farat dhe lëvoren e mollëve organike dhe mollëve të blera, transmeton Telegrafi.

Rezultati ka treguar se bërthama dhe farat e mollëve përmbajnë baktere të dobishme, ndërkaq ato shumica i hedhin.

Bërthamat, veç tjerash, përmbajnë edhe laktobacile – baktere të cilat gjenden në probiotikë.

Mirëpo, edhe pse mollët organike dhe mollët e marketeve kanë përafërsisht sasi të njëjtë bakteresh të mira, ato organike megjithatë kanë dukshëm sasi më të llojllojshme, më të barabartë dhe më të ndryshme të bashkësive bakteriale dhe efekte më efikase shëndetësore për konsumatorët.

– Në pikëpamje të shëndetit të zorrëve tona, ende nuk e dimë se a është sasia më e madhe e baktereve më e përshtatshme.

“Ky është studim interesant i cili, shpresojmë që do të na orientojnë në hulumtim më të hollësishëm të pjesëve të ushqimit të cilat zakonisht e kemi shprehi t’i hedhim”, thotë dr. Jennifer Ashton. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...