Hyundai me sistem paralajmërimi, që të mos harrohet asgjë në ulëset e pasme

PUBLIKUAR

T’i jepet fund përgjithmonë, të harruarit e fëmijëve apo kafshëve në vetura

Shumë prodhues, po konsiderojnë vendosjen e një lajmërimi, që i tregon shoferit se është dikush apo ka mbetur diçka në ulët e prapme të veturës, transmeton Telegrafi.

Këto sisteme që quhen dhe veprojnë në forma të ndryshme, duan t’i japin fund përgjithmonë të harruarit e fëmijëve, kafshëve apo ndonjë gjëje të vlefshme në ulësen e prapme.

Derisa shumë qeveri po e konsiderojnë si kërkesë nga prodhuesit, që ta vendosin këtë sinjal në veturat e reja, Hyundai ka bërë një hap të rëndësishëm përpara.

Rear Occupant Aler apo shkurt ROA, është sistemi i krijuar nga Hyundai që kontrollon mbylljen e dyerve dhe gjendjen e brendshme të makinës, ndërsa sinjalizon duke aktivizuar borinë dhe dërgon mesazh në telefonin e pronarit.

Ky opsion, që do të jetë standard në të gjitha veturat Hyundai të vitit 2020, është një përpjekje e zgjuar që të mos harrohet asgjë brenda veturave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...