Pini këtë përzierje një orë pa gjumit dhe përfitimet do të jenë të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Këshillat për lëngjet dhe pijet para gjumit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çajrat deri te lëngjet e përziera që stimulojnë gjumin dhe japin qetësi

Megjithatë, një përzierje që të ndihmon për të pasur një gjumë të qetë dhe lehtësi në mëngjes është shumë e thjeshtë dhe praktike.

Të mirat shëndetësore të kësaj përzierjeje vijnë nga përbërësit kryesorë: shafran i Indisë, vaj kokosi dhe xhenxhefil.

Siç dihet, shafrani i Indisë është një antiinflamator i shkëlqyer, me veti të larta detoksikimi, ul presionin e lartë të gjakut dhe ndihmon tretjen.

Vaji i kokosit, po ashtu ka veti të larta shëndetësore, është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe lehtëson problemet e stomakut.

Xhenxhefili ndihmon tretjen dhe redukton irritimet e stomakut.

Përbërësit:

⦁ Dy filxhanë vaj kokosi
⦁ Një lugë gjelle shafran i Indisë
⦁ Një lugë çaji xhenxhefil i grirë
⦁ 1/4 lugë gjelle piper i zi
⦁ Një lugë gjelle mjaltë organik

Udhëzim:

Shto të gjithë përbërësit përveç mjaltit në tigan dhe lëre të ziejë për 5 minuta.

Në fund, shto edhe mjaltin dhe pije të ngrohtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...