Femrat që i fillojnë periodat në moshë më të hershme janë më të prira të kenë diabet

PUBLIKUAR

Diabeti është brengë botërore shëndetësore dhe pritet t’i prekë 693 milionë njerëz anë e mbanë botës deri në vitin 2045.

Është dokumentuar mjaft mirë mënyra se si dieta dhe ushtrimet fizike ndikojnë në rrezikun e tipit 2 të diabetit, sidoqoftë një studim i ri sugjeron se periodat e hershme ndërlidhen me rrezik më të lartë, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri i ka analizuar më shumë se 15,000 femra në Kinë dhe ka zbuluar se ato femra që i fillojnë menstruacionet në moshë më të hershme janë më të rrezikuara ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit.

Më hollësisht, çdo vit që vonohen periodat e para ndërlidhet me 6% rrezik më të ulët të këtij diabeti.

Vlen të ceket se rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “Menopause”/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...