Një zyrtar policor në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se një person është vrarë dhe sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia në një dyqan të rrjetit “Walmart” në qytetin verior të Misisipit, Southaven.
Komandanti rajonal i policisë, Bill Rasco, tha për një televizion lokal se një person është vrarë dhe sulmuesi është qëlluar. Ndaj këtij rasti reaguan menjëherë shumë njësite policore.
Forcat të shumta të policisë e vendosën një perimetër sigurie dhe hynë në dyqanin ku ndodhi sulmi për ta kërkuar sulmuesin e dyshuar.
“Në Walmart ishte një sulmues i armatosur, kemi emergjenca të vazhdueshme. Sulmi ndodhi në orët e mëngjesit”, tha një zëdhënëse policie përmes telefonit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.